Fjolla Morina në lidhje të re dhe “rikthimi” i Feros

Paraqitja e këngëtarit Sinan Vllasaliu në Gjykatë, Fjolla Morina në lidhje të re si dhe "rikthimi" i Feros janë disa nga të rejat e fundit nga Showbizzi shqiptarë

Lidhur me aktualitetin në showbiz, të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” janë të ftuar gazetari, Don Spahiu dhe gazetarja Albina Zeneli.

Gazetari, Don Spahiu ka njoftuar rreth ngjarjeve aktuale në lidhje me showbizzin shqiptar.

Spahiu ka diskutuar për përballjen e këngëtarit, Sinan Vllasaliu me Gjykatën , në lidhje me obligimet tatimore ndaj shtetit.

24 mijë euro është shifra e cila këngëtari Vllasaliu po përballet me ligjin.

PINT, Lyrical Son dhe Mc Kresha, Dafina Zeqiri, Afrim Muçiqi janë  emrat që Spahiu ka përmendur  nga yjet e estradës që janë në rregull me obligimet tatimore ndaj shtetit.

“Fjolla e ka konfirmuar përmes një instastory-e në Instagram, se e ka filluar një lidhje të re dashurie”.

Spahiu ka theksuar se ai është ndjerë i lumtur kur e ka kuptuar se Fjolla Morina ka hyrë në një lidhje të re, e që sipas tij ajo gjatë kohëve të fundit ka pasur disa probleme.

“Ka pasur përmirësime, ka pasur ndikim rehabilitimi i saj në spitalin psikiatrik”.

“Adrola Dushi ka lënë të kuptohet se është në lidhje dashurie me Capital T gjatë një interviste të zhvilluar pikërisht në koncertin e tij”, ka potencuar Spahiu.

Don Spahiu

Ndërsa, gazetarja Albina Zeneli në emisionin”Rreth e Rrotull” ka theksuar se  këngëtarja Fjolla Morina, e do medoemos vëmendjen e medias, e cila nuk po arrin përmes projekteve  të reja muzikore por nëpërmjet jetës së saj private.

“Emisioni ‘Zoom’ ka qenë i pari i cili e ka përcjellë prej A deri ZH krejt proceduren e shtrirjes në spital psikiatrik. Mediat nuk janë kursyer aspak në raport me gjendjen emocionale që ajo e ka pasë. E para femër, dhe e dyta si nënë, nuk ka ditur të menaxhojë në raport me median. Pas publikimit të këtij lajmi, kjo është puna e jonë”.

Albina Zeneli

“Kemi pasur shumë kërcënime nga më të ndryshme, dhe pse me shku deri aty që ajo nuk është në gjendje të mire psikologjike”, ka thënë Zeneli.

“Stop– njerëzit cilët thojnë se ju gazetarët jeni njerëz të pa shpirt”, është thirrja e gazetares Zeneli në lidhje me punën që e bëjnë gazetarët e shoubizit.

Ndërsa në lidhje me një rikthim të Feros, Zeneli ka thënë se “nuk ka ditur të menaxhojë dhe ka filluar të dalë nga Tik Tok-I, si dhe lidhja me Arbenitën”, tutje ajo ka shtuar se “ një princesë si Arbenita a lihet nga Fero”.

Sipas Zenelit, qasja me publikun është problemi kryesor që Fero dhe jeta e tij është kaq e përfolur. Dhe sipas saj “Fero po mundohet me kopju Gold Ag”.

Ndërsa, të dy gazetarët kanë pohuar se ka këngëtarë që kërkojnë pagesa për të bërë intervista me ta, por jo siç është Fero.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika