Flaka Kelmendi për ndeshjen në Qipro: Do të jap maksimumin për Kosovën

Basketbollistja Kelmendi e cila ka udhëtuar që nga Norvegjia për të përfaqësuar Kosovën në Qipro, ka thënë se ndeshja me ekipin norvegjez pritet të jetë një ndër më të vështirat

Flaka Kelmendi

Vajzat dardane tashmë janë gati të udhëtojnë drejt Qipros për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla i cili pritet të zhvillohet nga data 28 qershor deri më 3 korrik.

Një ndër basketbollistet e cila ka  udhëtuar nga Norvegjia për të përfaqësuar Kosovë, Flaka Kelmendi ka thënë se kjo ndeshje pritet të jete më e vështira.

“Mendoj që ndeshja më e vështirë në këtë kampionat do të jetë kundër Norvegjisë, për shkak që nuk kemi luajtur më parë kundër tyre dhe gjithashtu kanë lojtare me eksperiencë,” ka thënë Kelmendi për faqen zyrtare të FBK-së.

Stërvitja e fundit në Prishtinë pritet të zhvillohet të dielën nga ora 17:00, kurse në mesnatën e së hënës, Kosova udhëton drejt Nicosia, të Qipros.

Vashat “Dardane” vitin e kaluar në paraqitjen e tyre historike kishin arritur që të siguronin medaljen e bronztë, kurse këtë vit Kosova udhëtojnë me synime për rezultat më të mirë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika