Në territorin e ishullit të Sazanit flakët janë shuar dhe kanë mbetur një grup i vogël i zjarrfikësve. Grupi i zjarrfikësve janë duke monitoruar nëse ka shanse për t’u përsëritur flaka.

Në ishullin e Sazanit janë duke qëndruar edhe forcat e ushtrisë.

Avioni që ka ndihmuar në shuarjen e flakëve nga ajri është kthyer në Greqi. Ndërkohë, është konfirmuar se në rast rreziku, avioni do të rikthehet për të ndihmuar.

Pas 5 ditësh ndërprerje, anijet turistike janë nisur me vizitorë drejt ishullit të Sazanit, por nuk dihet nëse është e lejuar të zbarkojnë apo jo.

Ndërsa, shkaqet e rënies së zjarrit në ishullin e Sazanit ende nuk dihen.

Situata në ishullin e Sazanit përkeqësohet