Është ditë pushimi, por këta qytetarë serbë në komunën e Leposaviqit, duket se nuk janë në dijeni që Republika e Kosovës është në festë edhe këtë të hënë.

Prandaj, disa prej tyre, të hënën në këtë komunë ku  tashmë janë vendosur edhe simbolet e Kosovës u drejtuan për të marrë shërbime.

Në Leposaviq, por edhe në komunat e tjera në veriun e Kosovës, prej disa muajsh ka nisur të rikthehet normaliteti.

Edhe kryetari Lulzim Hetemi, tashmë po kryen punë edhe jashtë objektit komunal. Prandaj, të hënën ai nuk ishte në zyrën e tij.

Edhe protestuesit të cilët qëndruan para objekteve komunale për disa muaj, tashmë janë larguar.

Por, për dallim nga Leposaviqi në Zveqan, është vetëm flamuri i Kosovës por jo edhe pllakata ku shkruhet Komuna e Zveqanit.

Zveçan “Ndryshe nga tri komunat e tjera, pranë objektit të Komunës së Zveçanit vazhdojnë të qëndrojnë njësite të KFOR-it”

Megjithatë, situata e krijuar, sipas profesorit dhe analistit Nexhmedin Spahiu, nuk u shfrytëzua mirë.

Nexhmedin Spahiu – Analist ka deklaruar se “Nuk është që kryetarët kanë arritur të bëjnë diçka. Ju ka munguar kreativiteti dhe ndoshta edhe guximi për të vepruar, por gjithsesi situata ka ndryshuar me vendosjen e flamurit të Kosovës në veri dhe me ndjekjen e strukturave paralele”

Sipas Spahiut, ky është një rast i mirë të cilin duhet ta shfrytëzojnë kryetarët kosovarë.

Nexhmedin Spahiu – Analist ka theksuar se “Sidomos pas Banjskës situata ka qenë ideale, madje më e mirë sesa në ndonjë qytet tjetër të Kosovës për me vepru pozitivisht dhe me lënë gjurmë”.

Simbolet e Repulikës së Kosovës janë të vendosuar edhe në Komunën e Mitrovicës Verirore, ku kryetar është Erden Atiq.