Flasin themeluesit e lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptarë

Disa ditë më parë është themeluar një lëvizje, e quajtur “Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame”, e cila është formuar nga afro 70 persona nga gjitha vendet shqiptare e të mbledhur në Deçan, me motivin për të thënë se “Feja e Shqiptarit është Shqipëria” dhe se mendojmë vetëm shqip.

Vesel Lekaj dhe Saim Tahiraj janë të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” të së hënës së 23 tetorit, kanë sqaruar idejën kryesore të themelimit të kësaj lëvizje nga personalitete të profileve të ndryshëm nga e gjithë Kosova.

Vesel Lekaj, ka njoftuar opinionin rreth deklaratës së kësaj lëvizje, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 70 persona në themelimit të kësaj lëvizje të premten e 20 tetorit.

“Në tubimin e së premtës, datë 21.10.2023, një grup qytetarësh në Deçan, ku morën bashkë mendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës. U deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që e shkaktojnë sidomos segmentet e ndryshme të fesë islame dhe ortodoksizmit serbë. Deklarimi unanimisht se nga sot e tutje nuk jemi muslimanë”. Ky është një reagim se nuk kemi forma të tjera se do ti kundërvihemi e do të ketë kështu..demonstratë..kundër tyre..”, revolta jonë ka qenë ne spo mundemi me bo diçka, e që nuk jemi më këtu”.
Këto prononcim ishin njëzëri, nga ky grup rreth 70 vet, dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal”. “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, se mendojmë vetëm shqip, se në radhë të parë jemi shqiptarë, masanej mundemi me menu për forma të tjera.

“Pati mesazhe përkrahëse  nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismën, për të kaluar katalocizëm direkt, në rrënjët e tyre të hershme dhe respektivisht në identitetin dhe kulturën evropiane”, ka shtuar Lekaj.

Sipas Lekaj, shoqëria kosovare është ngulfatur nga ekstremi islam dhe që sipas tij, duhet të largohen dhe “e keqja” të luftohen nga mendimet.

“Një e keqe që luftohet,  një e keqe që luftohet me mendime, dhe kur e shohim se një shfaqje e ekstremit islam e ka ngulfat shoqërinë kosovare. E kemi konstatuar se ndërtohen xhamitë pa kritere, shkon tu e ngulfat shoqërinë..”.

Lekaj ka sqaruar detajet se si erdhi deri tek themelimi i kësaj lëvizje antiislamike nga personalitete të ndryshme shqiptar.

“Ishim një grup konsultativ shok, që kemi mendime të njëjta mbi çështje. T’i plasojmë mendimet e përbashkët mbi fenomenin e ekstremizave në Kosovë mbi të gjitha ekstremizmit islam, u përmend edhe ekstremizmi ortodoks, natyrë tjetër që përqëndrohet kisha mbrenda dhe që nuk mund të ishim kompetent për atë çështje. Dominoj që “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, forma të tjera demokratike dhe ruajtja e gjakftohtësisë etj”, ka thënë ai.

Ndryshe, Lidhja e Historianëve të Kosovës  “Ali Hadri” në Deçan ka reaguar ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”, duke e akuzuar për propagandë kundër fesë dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë”.

“Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës”, kanë përfunduar reagimin e tyre LHK-së dega në Deçan.

Më tutje Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka thënë se tubimi është keqpërdorur.

“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global” thuhet mes të tjerash në reagim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika