Për të parandaluar thirrjet e veprimet shoveniste, në një manifestim të maturantëve që po mbahej të premten në Mitrovicën e Veriut, u desh ndërhyrja e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Mirëpo veprimet e njërit zyrtar policor, nuk u pëlqyen autoriteteve serbe, të cilat lëshuan urdhër arrest ndaj tij.

Ky nuk është rasti i vetëm ku për një zyrtar të PK-së lëshohet fletarrest e ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj po thotë se ky është veprim i pritshëm nga një shtet si Serbia. 

“Çka të pritet nga një shtet armik përveç gjërave të tilla. Mendoj që Policia e Kosovës duhet ta kryejë punën që ka mandat dhe të mos brengoset fort se çka bën Serbia. Serbia është një shtet jo miqësor ndaj Kosovës, është një shtet armiqësor. Ne duhet të bëjmë maksimumin që kudo në Kosovë të ketë rend dhe ligj”, ka deklaruar Rashit Qalaj – ish-drejtor i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, sipas avokatit, Valdet Hoxha, Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën, dhe se për veprimet e policit duhet të veprojë Inspektorati i Policisë së Kosovës.

“Edhe në aspektin juridik dihet që Serbia nuk ka juridiksion mbi Republikën e Kosovës, edhe mbi bazën e supozimeve që mund të ketë ndodhur një incident dhe cdo pjestarë i policisë mund të hetohet për tejkalim eventual të autorizimeve policore, ajo duhet bëhet nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe të ketë epilog. Këto raste i ka përdor Serbia për ta shtyer agjenden e tyre dhe per ta bërë opinionin se Kosova është nxitësja e mos respketimit të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Hoxha.

Për këtë një ditë më parë, reagoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku tha se Serbia po e përdor rastin për propagandë.

Ratet tjera  ku zyrtarët policor të Kosovës, janë përballur me fletarreste nga shtete të tjera janë të freskëta nga vitit i kaluar. Në 2024 më shumë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe eprorë të saj, Rusia i shpalli në kërkim ndërmjet një fletëarresti.

Këtë veprim shteti që udhëhiqet nga Vladimir Putin e ka ndërmarrë, pasi policët kosovarë kishin arrestuar zyrtar rus të UNMIK-ut në vitin 2019, i cili po u printe bandave kriminale në bllokimin e rrugëve.