Flet axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd
Axha i Ardit Zymerit 19 vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk e di se si ka ndodhur rasti. Ai ka theksuar se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd. Po ashtu, Zymeri ka thënë se për rastin, familja është informuar mbrëmë dhe se sipas tij dorasin e as […]
Axha i Ardit Zymerit 19 vjeçar, i vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk e di se si ka ndodhur rasti.
Ai ka theksuar se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.
Po ashtu, Zymeri ka thënë se për rastin, familja është informuar mbrëmë dhe se sipas tij dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.
“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai.















