Flet babai i Marigona Osmanit pas vendimit të Gjykatës për Krivaqën e Sejdiun

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, babai i të ndjerës ka deklaruar se ndonëse u nda i  kënaqur me vendimin e gjykatës për caktimin e burgimit të përjetshëm ndaj Krivaqës, një ankesë do e paraqesin ndaj vendimit të të akuzuarit të dytë, Arbër Sejdiut

Muhabi Osmani – babai i Marigona Osmanit

I kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj të akuzuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit është ndarë babai i të ndjerës, Marigona Osmani.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Muhabi Osmani ka deklaruar se ndonëse u nda i  kënaqur me vendimin e gjykatës për caktimin e burgimit të përjetshëm ndaj Krivaqës, një ankesë do ta paraqesin ndaj vendimit të të akuzuarit të dytë.

“Jemi të kënaqur”, deklaroi ai. Kur u pyet për vendimin e shqiptuar ndaj Sejdiut, ai deklaroi se “Do të paraqesin ankesë”.

Njësoj deklaroi edhe avokati i familjes së Marigona Osmanit.

Gazmend Rexhepi ka paralajmëruar ankesë pas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata për të akuzuarit e vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani.

Në një fjalë para mediave, Rexhepi ka deklaruar se sikurse i akuzuari kryesor, Dardan Krivaqa, edhe i akuzuari Arbër Sejdiu meritonte burgim të përjetshëm.

“Akuzuari i dytë është kokë e këmbë i bashkëngjitur në bashkëkryerje, jo në ndihmë. Sepse këtë e vërtetojnë edhe provat e video-incizimet, sepse në bazë të tyre ka pasur raste ku i akuzuari i parë ka dalë nga banesa dhe viktima ka qenë në dhomë nudo dhe  i akuzuari i dytë ka hyrë aty. Ka qenë direkt i përfshirë në vrasje. Unë do ta paraqes ankesën, qëndroj prapa pretendimeve të mia që të dy të akuzuarit meritojnë burim të përjetshëm”, ka deklaruar ai.

Tutje, Rexhepi ka theksuar përsëri se vrasja e të ndjerës mbetet vrasja më e rëndë në periudhën e pasluftës, sepse kronologjia e kësaj vrasjeje ka zgjatë 72 orë më herët se ajo të ndërrojë jetë.

Në gusht të vitit 2021, e ndjera Marigona Osmani ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt, e lënë në spital nga dy të akuzuarit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Ky i fundit akuzohet për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe ndihmesës në kryerje të aktit të dhunimit. I njëjti ishte arrestuar dy ditë para të dyshuarit kryesor, Dardan Krivaqa.

RTV Dukagjini ishte e vetmja media dëshmitare gjatë arrestimit të tij.

 

Në aktakuzën e përgatitur nga prokurori i çështjes, Valdet Osmani, tregohej në mënyrë të detajuar matretimi i të ndjerës.

“Në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik…”, thuhet në Aktakuzën e Prokurorisë.

Në seancën fillestare, Sejdiu ishte deklaruar i pafajshëm gjersa Krivaqa ishte mbrojtur në heshtje. Të njëjtën nuk e bëri në seancën e tetorit të 2022.

Gjersa kishte shprehur ngushëllime, Krivaqa kishte mohuar pretendimet e akuzave e njëjtë, kishte deklaruar edhe Sejdiu duke mos pranuar fajësinë.

Prindërit e të ndjerës nuk ishin të vetmit që kishin dëshmuar. Krahas tyre, dëshminë e kishte dhënë edhe punëtori i kompanisë së kamerave dhe djali i dajës së Krivaqës.

Ky i fundit dyshohej nga ana e Krivaqës për tradhëti me të ndjerën, ndërsa punëtori i sigurimit ishte kontaktuar disa herë nga Krivaqa për t’i kontrolluar kamerat e sigurisë së ambienteve të banesës së tij.

Pasi u nxjerrë i aftë psikiqikisht, gjykimet ndaj Krivaqës vazhduan me një administrim të mëtejshëm të provave.

Në seancat në vazhdim, Sejdiu dëshmoi mbi tri orë për tmerrin që kishte parë, duke thënë se gjendjen e rëndë si të Marigonës nuk e kishte parë as në filma.

Në seancën para kësaj të së premtes, u deklarua edhe Krivaqa.

Ai tha se askush nuk e ka dashur të ndjerën sa ai.

Në seancën e fundit që paraqiste përmbylljen e këtij shqyrtimi gjyqësor, avokati i familjes Osmani kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të dy, pasuar nga avokatja e Sejdiut që kërkonte lirimin e tij, teksa mbrojtja e Krivaqës ngrehu dyshime se ky rast do të kthehet në rigjykim.

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani. Vendimi u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Ndërsa, të akuzuarit Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika