Flet dhëndri i gruas së moshuar: Vuan nga alzheimeri, nuk kemi mundur ta hetojmë dhunën
Erzen Vala, dhëndri i gruas së moshuar, e cila u keqtrajtuar nga një infermiere në një qendër për të moshuar, ka thënë se rasti ka ndodhur para katër ditëve, dhe se familjarët nuk kanë mundur të kuptojnë nga ajo se ka qenë e keqtrajtuar, sepse sipas tij, gruaja vuan nga sëmundja e alzheimerit, sëmundje kjo […]





Erzen Vala, dhëndri i gruas së moshuar, e cila u keqtrajtuar nga një infermiere në një qendër për të moshuar, ka thënë se rasti ka ndodhur para katër ditëve, dhe se familjarët nuk kanë mundur të kuptojnë nga ajo se ka qenë e keqtrajtuar, sepse sipas tij, gruaja vuan nga sëmundja e alzheimerit, sëmundje kjo që shkakton harresë.
Ai ka bërë të ditur se me të kuptuar për rastin, kanë kërkuar që familjaren e tyre ta tërheqin nga ajo qendër.
“Me publikimin e videos në rrjete sociale, jemi shqetësuar gjithë, shoqja kërkoi menjëherë për ta bërë tërheqjen, po pritet tërheq prej menaxhmentit. Minire Nura, është nëna e dëshmorit, e cila e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare, kjo është edhe më e dhimbshme”, ka thënë ai.
“Nuk kemi ndonjë vërejtje, e kemi vizituar dy-tri herë në javë prej vajzës dhe farefisit, nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Që një vit është aty. Zonja vuan nga alzhemieri dhe nuk kemi mund të hetojmë diçka”, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se tash viktima është mirë me shëndet, teksa ka shtuar se nuk e di gjendjen e saj para katër dite kur edhe ka ndodhur rasti.
Ai u shpreh se viktima e ka një djalë i cili jeton në Belgjikë, dhe një tjetër, ia kanë vrarë në luftë.
“Ka djalin që banon në Belgjikë, ka vajzën që është shoqja ime. Është nëna e një dëshmori, një djalë ia kanë vrarë. Jo për shkak të dëshirës është ashtu, por ia ka imponuar jeta të vjen për përkujdesje këtu”, ka thënë ai.




















