Flet familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjet
Burri i motrës së gruas së vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Regjep Brahimi, deklaroi se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit. Brahimi u shpreh se e ndjera ka qenë e martuar për 4 muaj dhe për shkak të mosmarrëveshjeve janë […]





Burri i motrës së gruas së vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Regjep Brahimi, deklaroi se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit.
Brahimi u shpreh se e ndjera ka qenë e martuar për 4 muaj dhe për shkak të mosmarrëveshjeve janë ndarë, dhe për këtë, ka intervenuar edhe Policia.
Ai tha për KosovaPress se gruaja e tij ka folur me të motrën para aktit dhe se i kishte thënë se pret që ta sjellë në jetë fëmijën gjatë ditës së enjte.
“Ka qenë e martuar në Godanc, ka qenë rreth katër muaj e martuar, ka pasur mosmarrëveshje me burrë dhe familje dhe nuk janë kuptuar, dhe mes policisë, janë ndarë. Ka qëndruar në shtëpi deri në ketë kohë për lindje… Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi është ndarë përmes policisë… Gruaja ka qenë me social dhe të gjitha kontrollet i ka kryer… Shoqja foli para se të ndodhë rasti sot dhe ka treguar që për nesër do të lindë…Nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë problem apo kërcënim”, tha Brahimi.
Gruaja shtatzënë, 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.




















