Flet ish-prokurori i rastit Ivanoviq, thotë se për vrasjen e tij ka pasur krim të organizuar

Sylë Hoxha, ish-prokuror i rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviq ka thënë në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini se gjatë hetimeve të vrasjes ka dalluar se krimi i organizuar ka pasur dorë në vrasjen e tij

Sylë Hoxha- ish-prokuror

Sylë Hoxha, ish-prokuror i rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviq ka thënë në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini se gjatë hetimeve të vrasjes ka dalluar se krimi i organizuar ka pasur dorë në vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Derisa, ka shtuar se ka qenë i pasuksesshëm arresimi i Milan Radojçiq, gjë që sipas tij ka ndodhur për shkak se dikush e ka informuar dhe më pas kur i është bastisur shtëpia Radojçiq nuk është gjetur aty.

“Gjatë hetimeve për rastin e vrasjes së Ivaniviqit se krimi i organizuar i cili ka funksionu në pjesën veriore të Kosovës kanë pasë dorë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Disa prej tyre e dini që i kemi zhvillu hetimet, disa janë arrestu në atë kohë, ndërsa ka qenë i pasuksesshëm arrestimi i Milan Radojçiqit sepse në atë kohë sipas gjitha gjasave ka rrjedh informacioni dhe nuk është arrestu atë natë që kemi bastisur shtëpinë e Radojçiqit. Pra, këta kanë qenë pjesë e krimit të organizuar dhe këta kanë marrë përveç tjerash na kemi pas informacione se kanë pas dorë në vrasjen e Oliver Ivaniviqit”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, ka  shtuar se krimi i organizuar ka funksionuar në koordinim me qeverinë serbe.

“Edhe e kanë urdhëru vrasjen edhe kanë bashkëpunu. Ka qenë koordinim i qeverisë së Serbisë dhe krimit të organizuar që ka vepru në pjesën veriore të Kosovës”, ka vijuar Hoxha.

Tutje, ai ka deklaruar se pengesa më e madhe dhe kryesore në hulumtimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit ka qenë mossigurimi i kamerave dhe mos bashkëpunimi me organet e Serbisë, pasi siç ka bërë të ditur Hoxha nuk është lejuar që të realizojnë as telefonata nga Telekomi i Serbisë.

“Ka pasur ndërhyrje në kamera, ka pasur  edhe pengesa tjera se kamerat atë ditë nuk kanë funksionuar vetëm te zyra por edhe në pjesën veriore të Kosovës, deri në pikën kufitare nuk kanë funksionu kamerat. Kjo ka qenë një hendikepë edhe për mu. Pengesat kryesore kanë qenë mossigurimi i kamerave, mos bashkëpunimi me organet e Serbisë sepse edhe telefonatat nuk kemi mujt me i marrë na sepse në atë pjesë ka funksionuar Telekomi i Serbisë, ata kurrë nuk na kanë dhënë informacione apo bisedat që kanë qenë të incizume në ditën kritike”, ka përfunduar Hoxha.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika