Flet nëna e adoleshentes së rrahur në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

Nëna e 15-vjeçares, e cila u rrah nga dy vajza tjera në Fier, ka rrëfyer për periudhën e vështirë që familja ka kaluar pas denoncimit të ngjarjes së rëndë.

Ajo tregon se prej më shumë se një muaji, jeta e vajzës së saj ka ndryshuar ndjeshëm, ndërsa pasojat psikologjike të ngjarjes kanë lënë gjurmë të thella tek ajo, shkruan A2CNN.

Sipas nënës, ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale dhe po përpiqet të përballojë traumën e shkaktuar nga ajo që ka ndodhur.

Më herët kanë reaguar edhe prindërit e njërës prej vajzave të përfshira në rast. Nëna e 17-vjeçares i kërkoi falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.

Ajo shtoi se vajza e tyre ishte diagnostikuar disa muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe se kishin kërkuar ndihmë nga institucionet./A2

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika