Flet njëri nga protagonistët e audio-incizimeve ku përfshihet MINT-i

Pas audio-incizimeve të publikuara nga gazeta "Nacionale", njëri nga protagonistët e përfshirë në këto incizime, Enver Hajrullahu, ka thënë se të njëjtat nuk kanë rrjedhur nga ai, ndonëse janë realizuar brenda hapësirës së MINT-it, dhe siç është shprehur ai "nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore"

“Nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore”.

Kështu ka deklaruar Enver Hajrullahu, njëri nga protagonistët e audio-incizimeve të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihet MINT-i.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga ai, ndonëse janë bërë në hapësirat e MINT-it.

Ai ka thënë se kjo bisedë ka ndodhur gati në fund të korrikut të vitit të kaluar.

“Të nderuar qytetar, miq, kolegë dhe familjarë, Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë. Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë. Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022. Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore”, ka shkruar Hajrullahu.

Postimi i Hajrullahut

Ndryshe, disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë, ku përfshihet MINT-i, kanë nxitur reagime në opinion.

Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika