Flet njëri nga shoferët e autobusëve të bllokuar në Serbi: Nëse pritja vazhdon do kemi probleme me ushqim

Serbia po i mban të bllokuar dhjetëra autobusë e vetura me targa të Kosovës në të dy anët e kufirit me Kroacinë

Në lidhje me gjendjen në kufirin Kroaci–Serbi dhe Serbi–Kroaci ka folur njëri nga shoferët e autobusëve të bllokuar, Valdet Hoxha tha se e vetmja përgjigje nga Policia Kufitare në Serbi është se “duhet me prit, kemi marrë urdhër nga lartë”. E sipas Hoxhës, nëse vazhdon kjo situatë ata do të kenë probleme me ushqim, pasi që ata janë të furnizuat vetëm për një ditë.

Hoxha për emisionin “Rreth e Rrotull” ka thënë se Policia Kufitare i kanë marrë dy pasagjerë ‘ siç pretendojnë për verifikim të tyre’ dhe se mjetet e verifikimit siç janë letërnjoftimet e dokumentet e tjera i posedojnë ata.

“Për momentin gjindemi nga ora 22:00 mbrëmë jemi këtu. Po i bie më shumë se 12 orë në këtë vend. Nga Policia Kufitare kemi informacione se kemi urdhër prej larti duhet me prit. Para 1 ore kanë qenë dy police i kanë marrë dy pasagjer për verifikim. I kanë marrë dhe i kanë pyetur se ku jetoni në Kosovë dhe ku jetoni dhe çka punoni në Sloveni”, shtoi Hoxha.

Hoxha ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tyre i ka vizituar Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

‘Para 1- orë e më shumë na ka vizituar Fatmir Haxholli, na informoi se i kemi njoftuar gjitha mediat ndërkombëtare dhe botërore. Na pyeti se a kemi ushqim, për ushqim zakonisht ne kemi marrë ushqim vetëm për një ditë. Për momentin ushqim kemi, por nëse vazhdon kjo mbajtja do të kemi problem me ushqim”, shtoi Hoxha.

“Këtu përafërsisht jemi 56-60 autobus. Jemi në zonën neutrale, Serbi- Bujakovë, vendkalimi me Kroacinë, në zonën neutrale. Por në anën e kundërt, autobusat që kanë ardhur nga Kroacia në Serbi dhe janë në territorin serb.  Nuk ka diçka, veçse informacioni kryesor është se duhet me prit, duhet me prit derisa vijnë urdhërat nga lartë”, tha ai.

Hoxha shtoi se sa i përket sjelljeve të Policisë Kufitare nuk ka ndonjë vërejtje dhe pavarësisht se ata nuk kanë shprehur interesim për ndonjë shërbim të mundshëm të tyre qoftë për ushqim a diçka tjetër.

‘Për momentin mirë po sillen, nuk ka pasur keqtrajtim por është ajo panika nga udhëtarë, është ajo frika, normale është. Normal disa janë të frikësuar, sidomos disa të rinj që punojnë Slloveni. Kompania Teuta operon çdo ditë nga Slovenia-Kosovë. Por ka edhe kompani të tjera që operojnë nga vendet e tjera, nga Gjermania e linja të tjera nga Evropa. Jo nuk ka ardhur askush deri më tani, me pyet se a jeni unt, apo keni ushqim?”, tha ai.

{E vetmja përgjigje e tyre është: Me prit edhe pak, dhe me prit nga urdhërit nga lart}, tha ai.

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika