Fletarresti për disa zyrtarë policorë të Kosovës, Sveçla: Prej Rusisë s’pritet asgjë mirë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka pohuar se është informuar për fletarrestin ndërkombëtar të komandantit të NJSI-së, Besart Ahmeti, të lëshuar nga Rusia, duke theksuar se nga ky shtet nuk pritet asgjë mirë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është i informuar rreth fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia kundër komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Ditëve të fundit, është bërë e ditur se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë.

Megjithatë, ministri ka theksuar se kjo nuk është një shqetësim për të dhe as për Ahmetin.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, ka deklaruar Sveçla, transmeton KSP.

Në rastin konkret, me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika