Florian Marku në ring me Chris Jenkins
Florian Marku, boksieri shqiptar, do të përballet sot me boksierin britanik Chris Jenkins. Përballja mes tyre do të jetë në “Utilita Arena” në Newcastle, Angli në orën 22:30. Ndeshja mes boksierëve do të jetë për titullin ndërkombëtar IBF, të cilin e fitoi Florian Marku më 25 shtatot 2021, kur mundi Maxim Prodan-in në “Tottenham Hotspur” […]
Florian Marku, boksieri shqiptar, do të përballet sot me boksierin britanik Chris Jenkins. Përballja mes tyre do të jetë në “Utilita Arena” në Newcastle, Angli në orën 22:30.
Ndeshja mes boksierëve do të jetë për titullin ndërkombëtar IBF, të cilin e fitoi Florian Marku më 25 shtatot 2021, kur mundi Maxim Prodan-in në “Tottenham Hotspur” të Londrës. Titullin ndërkombëtar IBF, Marku e fitoi pas dhjetë raundesh të zhvilluara.
Boksierët, Florian Marku dhe Chris Jenkins u përplasën gjatë peshimit të tyre ditën e premte, kur Chris Jenkins bëri një gjest tallës kundër Florian Markut, përplasje që mbaroi me këtë të fundit që u kap për fyti.

Në një reagim në rrjetin e tij social Instagram, Florian Marku shkroi: “Puthjet janë për zonjat, jo për mua. Nesër do ta shihni.”
Për të qetësuar situatën ishte e nevojshme ndërhyrja e sigurimit.















