Florian Marku sonte në ring me Chris Kongon

Bokseri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe ky meç pritet të jetë tejet interesant

Bokseri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe ky meç pritet të jetë tejet interesant.

Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

“Është një rivalitet i mirë dhe vjen me një kartë shumë të mirë,” tha Marku për The Ring.

“Unë nuk kam luftuar në Londër për gati dy vjet e gjysmë. Këtu u bëra profesionist. Miqtë e mi gjithmonë dalin dhe më mbështesin. Pres një turmë të madhe dhe mezi pres t’ia mbyll gojën këtij djali.”

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.

Ky meç pritet që të fillojë rreth orës 21:30, teksa do të zhvillohet në “O2 Arena” në Londër.

Meçi i takon kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika