Në pikën kufitare të Morinit gjatë javës dytë të marsit ka pasur një fluks të madh nga shqiptarët e Kosovës, të cilët po i kalojnë vikendet në Shqipëri.

Edhe kjo fundjavë ishte e mbushur me qytetarët shqiptarë nga Kosova, që shkuan në Shqipëri.

Sipas udhëtarëve drejt qyteteve të Shqipërisë shkojnë çdo herë gjatë pushimeve të tyre jashtë angazhimeve të përditshme, kryesisht për të drekuar apo takuar të afërm.

Përmes pikes kufitare të Morinit, sic raporton RTSH në 24 orë kanë hyrë 9,100 udhëtarë e 3,500 automjete.

Poashtu, gjatë fundjavave duke ditur se numri i automjeteve është më i lartë janë vënë në punë të gjitha sportelet për lehtësim radhë gjatë verifikimeve të automjeteve.