Fluks i madh i bashkatdhetarëve në vendkalimet kufitare
Këtë vit është regjistruar një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët po vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë. Mirëpo, për dallim nga vitet tjera, ky vit nuk po shënon pritje të gjata në kufi. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mëngjesin e të Premtës të 29 korrikut, kanë deklaruar se pritjet më të gjata […]
Këtë vit është regjistruar një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët po vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë.
Mirëpo, për dallim nga vitet tjera, ky vit nuk po shënon pritje të gjata në kufi.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mëngjesin e të Premtës të 29 korrikut, kanë deklaruar se pritjet më të gjata janë shënuar në vendkalimet kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryesishtë Muçibabë dhe Stançiq.
Pritjet më të gjata thuhet se janë deri në një orë e gjysmë , në vendkalimin kufitar në Muçibabë.
Për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Stançiq pritja është deri në 60 minuta.
Për bashkatdhetarët këto nuk janë pritje të gjata, pasi siç kanë thanë ata janë mësuar që pritjet në kufi të jenë ndoshta edhe nga dy orë.
Nërkaq, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, që janë ndër vendkalimet kufitare më të frekuentuara nuk ka pritje të gjata.
Në Merdar pritja në dalje është rreth 30 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë rreth 10 minuta.















