Hyrjet ishin të pakta në orët e para të ditës së mërkurë. Por më të kaluar ora, veturat vetëm sa shtoheshin këtu në pikën kufitare që lidh Kosovën e Serbinë, tek Dheu i Bardhë.

Për dallim nga vitet e kaluara, shtimi i qarkullimit këtë të mërkurë u bë diçka tjetër.

Qytetarë të shumtë që priten gjatë afër pikës kufitare në Merdare e pastaj u detyruan të kthehen mbrapa, u panë të mllefosur e të zhgënjyer me gjendjen.

“Që 24 orë jemi udhëtim, prej Merdarës jemi ardhur këndej, që 9 orë kemi prit atje, pastaj u dashtë më ardhë këtu. Edhe këtu na maltretuar këta tonit për pagesa”, ka thënë Fredi Maksuti-Bashkatdhetar.

Por, kishte dhe nga ata që informacionin për bllokim e pikës kufitare në Merdarë e kishin marrë para se të merrnin rrugën për Kosovë.

“40 minuta na ra më prit në hyrje, ka pas kolona gjithë rrugës. Kamionët natën kufirit edhe rruga shumë gjatë e me kolon andej. Nga dje jemi nis”, ka theksuar Basri Hasani.

“Jemi nis dje në 12 e 30, e kemi pa njoftimin edhe jemi nis koneje jo ka Merdari”, ka shtuar Remzi Lushtaku.

Pika kufitare në Merdarë vazhdon të jetë e bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit pasi serbët vendosën barrikada atje.

Kjo është pika më e frekuentuar nga bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë në rrugë tokësore e të cilat janë udhëzuar nga MPJD që të përdorin të tjera alternativa për udhëtim.