Fluks i qytetarëve serbë për të kaluar në Serbi, s’përgjigjen nëse shkojnë për bllokadën
Kaq lehtë, nuk pritet të kalohet edhe një ditë më pas në kufirin Kosovë-Serbi. Kjo pasi që nesër në orën 18 pasdite qytetarë nga e gjithë Serbia është paralajmëruar se do të bllokojnë pikat kufitare me Kosovën. Nuk dihet nëse qytetarët serb po shkonin për këtë apo për të kryer punë në Serbi, por fluksi […]
Kaq lehtë, nuk pritet të kalohet edhe një ditë më pas në kufirin Kosovë-Serbi.
Kjo pasi që nesër në orën 18 pasdite qytetarë nga e gjithë Serbia është paralajmëruar se do të bllokojnë pikat kufitare me Kosovën.
Nuk dihet nëse qytetarët serb po shkonin për këtë apo për të kryer punë në Serbi, por fluksi i tyre ishte më i lartë se ditëve të zakonshme në pikën kufitare në Jarinje.
Pas paralajmërimit për bllokim të kufirit shihet një fluks më i madh i qytetarëve për të dal në Serbi, përvec tyre njejtë është edhe me kamion të cilët bartin mallëra..
E kur TV Dukagjini provoi t’i pyes nëse po dalin për të marrë pjesë në protestë, të gjithë refuzonin të përgjigjëshin.
Lidhur me këtë organizim, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë pë Kallxo.com se nuk pritet të ketë eskalim të situatës dhe Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet operacionale.
Por, ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një komunikatë, në të cilën kërkon të shmagën pikat kufitare me Serbinë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë,” thuhet nga MPJD.
Serbët këtë protestë e kanë thirrur kryesisht pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, veçanërisht vendimit të institucioneve të Kosovës që të mbyllen institucionet paralele të Serbisë në ato komuna.















