Fluks i shtuar në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinohen për eliminimin e radhëve të gjata

Autoritetet kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë kanë zhvilluar të shtunën një takim në Kakavijë, me qëllim koordinimin e masave për menaxhimin e fluksit të shtuar të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve.

Takimi u zhvillua në ambientet e Qendrës së Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor në Kakavijë.

Në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, drejtues të Policisë Kufitare në Gjirokastër dhe Kakavijë, si dhe homologët e tyre nga Policia greke.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe të Drejtorisë së Kufirit në Janinë. Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Kufirit në Policinë greke, kolonel Andreas Karageorgos, mori pjesë përmes lidhjes online.

Në qendër të takimit ishte menaxhimi më efikas i fluksit të udhëtarëve në hyrje dhe dalje, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të shtuar, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy policive në luftën kundër krimeve ndërkufitare.

Palët u zotuan për intensifikimin dhe koordinimin e masave në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me synim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e radhëve të gjata.

Pas takimit, Muçaj deklaroi se shërbimet e Policisë Kufitare do të angazhohen maksimalisht dhe do të koordinojnë veprimet me autoritetet greke për krijimin e lehtësirave ligjore për qytetarët dhe reduktimin e pritjeve në kufi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika