FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënojnë rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Raporti i fundit të FMN-së ka vlerësuar lart aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve

Administrata Tatimore e Kosovës

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar lart aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës, në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.

“Saktësisht brenda raportit të FMN-së, thuhet se ‘Pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor’. Në raport theksohet se rreth një e treta e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja në vitet 2020–2022 mund të shpjegohet me përmirësimet në administrimin e tatimeve, duke përfshirë rritjen e formalizimit”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Në këtë raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore. Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hyrave të përgjithshme.

“Kjo është mbështetur nga përpjekjet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në formën e rritjes së kontrollave dhe inspektimeve në teren. Tutje, në raport theksohet edhe përkushtimi i ATK-së në formalizmin e punësimit, ku thuhet se sipas të dhënave në nivel sektori, tregohet se mbështetja e qeverisë për të rritur punësimin formal, duke përfshirë edhe femrat, gjithashtu shpie në rritjen e të hyrave nga Tatimi në të Ardhura Personale ( TAP)”, njofton ATK-ja.

Në këtë njoftim thuhet se rritja e punësimit të femrave mund të shpjegojë gjithashtu një pjesë të rritjes së punonjësve të regjistruar.

“Ndërsa, punësimi i femrave në Kosovë ka qenë relativisht i ulët, ai u rrit më shpejt se punësimi i meshkujve gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje të përqindjes së femrave në punësimin total nga rreth 30 për qind në vitin 2012 në rreth 40 për qind në vitin 2022”.

Ndër të tjera, në këtë raport vlerësohet edhe rritja e bazës tatimore sipas llojeve të tatimeve, bashkëpunimi ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të ATK-së për rritjen e partneritetit me qytetarët.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika