Foda befason para ndeshjes me Izraelin, lë në tribuna titullarin e dy ndeshjeve të para

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka marrë një vendim befasues para ndeshjes së sontme ndaj Izraelit, duke lënë jashtë 23-shes Baton Zabërgjën, Vesel Demakun dhe Leard Sadriun.

Befasia më e madhe është lënia jashtë e Zabërgjës, i cili ishte titullar në dy ndeshjet e para të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndaj Irlandës dhe Austrisë.

Anësori 25-vjeçar këtë herë do ta përcjellë ndeshjen nga tribunat.

Demaku dhe Sadriu, ndërkohë, nuk janë aktivizuar në këtë grumbullim.

Për ndeshjen ndaj Izraelit, në skuadër është rikthyer Leon Avdullahu, të cilit iu desh të largohej për një ditë nga grumbullimi.

Kosova përballet sonte me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Irlandës në Prishtinë dhe humbjes në udhëtim ndaj Austrisë, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika