Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se synimi i Përfaqësueses në ndeshjen ndaj Irlandës është fitorja.
Foda ka thënë se ekipi i tij e ka analizuar me kujdes Përfaqësuesen e Irlandës dhe se fakti që ndeshja luhet në Prishtinë është një avantazh për Kosovën.
“I kemi analizuar me shumë vëmendje të gjitha ndeshjet. Avantazh është se luajmë në shtëpi. Dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por nesër do të shihet se si do të shkojë loja. Ndoshta mund të pajtohemi edhe me barazim, por qëllimi është të fitojmë”, tha Foda.
I pyetur nëse në këtë ndeshje do të aktivizohet ndonjëri prej tre lojtarëve të rinj, Erblin Osmani, Dion Kaçuri dhe Milot Avdyli, Foda tha se vendimi do të merret ditën e ndeshjes.
Kosova do ta nisë të enjten mbrëma ciklin e ri në Ligën e Kombeve, me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
