Pas raportimeve në media për gjendjen e varrit të aktores së njohur Leze Qena, Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” ka ndërmarrë një iniciativë për ta nderuar figurën e saj.

Në një deklaratë publike, Fondacioni ka bërë të ditur se do të financojë dhe realizojë sistemimin e plotë të varrit të saj, duke siguruar kushte të denja për një artiste që ka lënë gjurmë në skenën dhe ekranin shqiptar.

“Pas raportimeve të sotme në media lidhur me gjendjen e varrit të aktores së madhe Leze Qena – një ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar, e cila për dekada dha gjithçka për artin dhe publikun.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Fondacioni “Frutex & Golden Eagle” ka vendosur të marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të saj, duke siguruar që Leze Qena të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për figurën që ajo përfaqësonte.

Leze Qena nuk duhet të harrohet. Ajo meriton respekt, edhe pas largimit të saj fizik”, thuhet në njoftim.