Fondi Sovran, ekspertët skeptik me këtë nismë

Është nisur si proces muaj më parë, por, duket se ende nuk ka asgjë konkrete për funksionalizimin e Fondit Sovran. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke punuar, derisa, skeptik për këtë fond shprehen njohësit e çështjeve ekonomike

Komsioni u formua muaj më parë nga Qeveria e Kosovës, por duket se me aq ka mbetur.

Bëhet fjalë për themelimin e Fondit Sovran, projekt ky i premtuar nga partia në pushtet gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse kanë kaluar muaj që kur ky komison u formua, koncept-dokumenti për të duket se nuk është përfunduar ende, të paktën kështu ka lënë të kuptohet, Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigjje me shkrim, Përparim Kryeziu zëdhenës i Qeverisë, ka bërë të ditur se pas përfundimit të koncept-dokumentit do të mund të themelohet grupi punues për hartime të ligjit.

“Koncept Dokumenti për Fondin Sovran është miratuar në parim nga Komisioni Ekzekutiv që kryesohet nga Kryeministri. Ai pastaj pritet të votohet në Qeveri. E pas miratimit në Qeveri të Koncept Dokumentit, do të themelohet grupi punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran, që ofron bazën ligjore të funksionimit dhe jetësimit të tij”, thuhet në përgjigjjen me shkrim, nga zëdhënësi i Qeverisë.

Ky Fond parasheh që asetet kryesore të shtetit t’i ketë nën menaxhim, dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit të shuhet.

Lidhur më këtë ndonëse nuk kanë dhenë detaje, AKP kanë bërë të ditur se kanë pasur takime për këtë çështje.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke i kordinuar veprimet me Qeverinë në lidhje me këtë çështje, megjithatë, për më shumë detaje në lidhje me Fondin Sovran mund të kontaktoni me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjjen e zyrës për informim në AKP.

Skeptik për këtë nismë shprehen edhe njohësit e çështjeve ekonomike.

Safet Gerxhaliu, thotë se një vendim i tillë do të hap kutin e pandorës.

“ Duhet të kemi parasysh faktin tjetër se nësë një fond i tillë sovran ka pas efekte pozitive në Kuvajt ose vendet skandinave nuk do të thotë që do të ketë pozitivitet në Kosovë. Brenga më e madhe është se çka do të ndodh më AKP-në por, duhet të kemi kujdes se ekzistojnë shuma të posaçme që marrin përsipër për borxhet që këkrohen nga ndërrmarrjet publike dhe kjo do të hap kutinë e pandores. Kjo do ta cenoj stabilitetin financiar të Kosovës”, ka thenë Gerxhaliu, njohësi i çështjeve ekonomike.

Tuje Gerxhaliu ka folur për mundësin që kjo Qeveri ta dërgoj deri në fund këtë proces. Ai shpreson që brenda kabinetit të ketë ekspert pasi pasojat negative mund të jenë të mëdha.

“Do të jetë mjaft sfiduese dhe në këtë drejtim dua të bësoj që në kuadër të kabinetit qeveritar ka ekspert të kësaj fushe pasi mund të ketë gabim në hapa në këtë proces. Kosova ka nvojë për zbatim të ligjeve dhe prokuroria duhet ta thotë fjalën e fundit për çështjen e privatizimit kur dijmë se ka pasur shumë dyshime”, ka përfunduar ai.

Qeveria e Kosovës, në shtator të vitit 2021, ka themeluar Komisionin Ekzekutiv, për themelimin e Fondit Sovran.

Në bazë të planit të Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën menaxhim asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës.

Shija e redaktorit

Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën...

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika