Forcat Ajroire të SHBA-së kanë kryer një test të suksesshëm të raketës hipersonike që ishte trazuar gjatë fundjavës, kjo ka ndodhur pas një muaji që Forcat Ajrore të SHBA-së kanë njoftuar se programi kishte pësuar vonesa për shkak të “anomalive të fundit të testeve të fluturimit”.

Forcat Ajrore të SHBA-së, të hënën kanë njoftuar se Arma e Reagimit të Shpejtë është lëshuar nga ajri nga një bombardues B-52H në Kaliforninë Jugore, më pas është kthyer me shpejtësi hipersonike.

Zyrtari eksekutiv i Forcave Ajrore për armët, Heath Colins ka thënë: “Kjo ishte një arritje e madhe nga ekipi ARRW, për ndërmarrjen e armëve dhe Forcën tone Ajrore. ARRW është një armë hipersonike që përdor një raketë për të përshpejtuar shpejtësinë pesë here më shumë se shpejtësia  e zërit”, raporton CNN.

Ilustrim

Forcat Ajrore kanë luftuar me testimin AGM-183A, në anën tjetër programi i ARRW-së ka pësuar tre dështime në testin e fluturimit. Në muajt e kaluar, Forcat Ajrore kanë thënë se anomalitë e testit të fluturimit kishin shtyer orarin për përfunsimin e armës.

Testi i pare i plotë i raketës është shtyer deri në tetot të vitit të ardhshëm, ndërsa Sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së kishte pranuar problemet që kishte pasur programi ARRW.