Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se dhjetëra avionë luftarakë rusë u shkatërruan në Krime

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka bërë të ditur se "rreth një duzinë" avionë luftarakë rusë mund të jenë shkatërruar në shpërthimet në Krime. Ndërsa, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat ka thënë, "duke gjykuar nga videot që kemi parë në rrjetet sociale, është e qartë se depoja e tyre e municioneve është goditur"

Pamje nga shpërthimet në Krime

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka thënë se “rreth një duzinë” avionë luftarakë rusë mund të jenë shkatërruar në shpërthimet në një aeroport në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

“Duke gjykuar nga videot që kemi parë në rrjetet sociale, është e qartë se depoja e tyre e municioneve është goditur”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuriy Ihnat. Bombarduesit Su-34 dhe avionët Su-24 u goditën, dhe “ndoshta” edhe helikopterë, thotë ai.

Ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se shpërthimet ishin për shkak të municioneve që kishin shpërthyer në një dyqan dhe nuk kishte “ndikim zjarri” nga jashtë. Megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak ka mohuar se Ukraina ishte pas shpërthimeve, duke i thënë kanalit televiziv online Dozhd: “Sigurisht që jo. Çfarë kemi të bëjmë me këtë?”.

Çdo sulm ndaj Krimesë nga Ukraina do të konsiderohej thellësisht serioz nga Moska.

Rusia dha një paralajmërim muajin e kaluar kur ish-presidenti Dmitry Medvedev kërcënoi se “Dita e Gjykimit do të presë menjëherë”, nëse Ukraina do të vinte në shënjestër Krimenë, raporton BBC.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuriy Ihnat, është shprehur se avionët rusë me bazë në aeroportin në Novofedorivka kishin patrulluar hapësirën ajrore rreth Ukrainës 24 orë në ditë, kështu që shpërthimet në aeroport ishin një zhvillim “pozitiv” për Ukrainën.

Ndërsa, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të mërkurën e 10 gushtit ka thënë se lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.

“Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë”

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika