Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë postuar një video, e cila tregon një “tunel terrorist” të Hamasit nën spitalet e Gazës.

Izraeli ka njoftuar se i kishte gjetur këto vende më herët.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, përmes kësaj videoje në platformën X, kanë treguar se janë brenda kompleksit të spitalit Shifa, ku, sipas tyre, u zbulua një tunel “terrorist” i Hamasit.

“Brenda kompleksit të spitalit Shifa, u zbulua një tunel terrorist i Hamasit”, thuhet në  postimin e tyre.

Exposing another layer of Hamas’ exploitation of three of the largest hospitals in Gaza:

🔻Inside the Shifa Hospital complex, a Hamas terrorist tunnel was uncovered.

1/3 pic.twitter.com/uGo4uBdTly

— Israel Defense Forces (@IDF) November 17, 2023