Forcat izraelite ndërmarrin një tjetër sulm tokësor në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka kryer një sulm tokësor të ri në Rripin e Gazës. Ky sulm raportohet se është pjesë e përgatitjeve për një sulm të mundshëm tokësor në territorin e qeverisur nga Hamas

Një tanke izraelite në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, 20 tetor 2023

Ushtria izraelite tha se kreu një tjetër sulm tokësor në Rripin e Gazës, në vendin ku prej prej tre javësh forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore me objektiv militantët e Hamasit.

Ndërhyrja i paraprin një sulmi të mundshëm me trupa tokësore në territorin që qeveriset nga Hamasi, që sipas ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, mund të ndodhë shpejt.

Ndërkohë, avionët luftarakë amerikanë kryen sulme ajore ndaj objektivave në lindje të Sirisë, pas sulmeve ndaj forcave amerikane nga luftëtarë të mbështetur nga Irani, duke shtuar tensionet në rajon të nxitura nga konflikti trejavor në Gazë.

Qëkur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit më 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300, shkruan VOA.

Më shumë se 1400 banorë izraelitë janë vrarë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit, i sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika