Forcat ruse godasin infrastrukturën civile në rajonet jugore të Ukrainës

Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sulmet ndodhin në një kohë kur Ukraina po përgatitet për një rritje të sulmeve ndaj objekteve të saj energjetike gjatë dimrit të ardhshëm

Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, thanë zyrtarët rajonalë më 23 nëntor. Kjo po ndodh në kohën kur Ukraina po përgatitet për një rritje të sulmeve ndaj objekteve të saj energjetike gjatë dimrit të ardhshëm.

Qytetet Krivi Rih dhe Nikopol, si dhe rrethinat e tyre, u goditën gjatë natës, tha më 23 nëntor guvernatori rajonal Serhiy Lysak, duke shtuar se nuk kishte viktima.

“Rreth mesnatës kishte një shpërthim në lagjen Krivorizka. Armiku e drejtoi raketën në objektivin e infrastrukturës. Kaloi pa asnjë të vdekur apo të plagosur. Agresori sulmoi lagjen Çervonohrihorivka, në periferi të rajonit Nikopol, me artileri të rëndë. Asnjë njëri nuk u lëndua”, ka shkruar Lysak në Telegram.

Në Herson, një civil u plagos nga bombardimet ruse, njoftoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Roman Mrochko.

“Rreth orës 1, ushtria ruse bombardoi lagjet e banimit të Hersonit nga bregu i majtë i pushtuar përkohësisht. Një burrë 45-vjeçar u plagos pas një sulmi të armikut dhe atij iu dha ndihma mjekësore”, shkroi Mrochko në Telegram, duke shtuar se nga sulmi është dëmtuar edhe banesa e burrit.

Rusia ka granatuar vazhdimisht Hersonin përmes lumit Dnjepër, pasi u tërhoq në bregun e majtë një vit më parë, ndërsa forcat ukrainase çliruan qytetin.

Më 22 nëntor, një 42-vjeçar u vra nga granatimet ruse në qendër të qytetit.

Në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut, forcat ukrainase zhvilluan 74 beteja të afërta gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin ditor më 23 nëntor.

Në Harkiv, trupat ukrainase zmbrapsën 12 sulme ruse në Sinkivka, Petropavlivka dhe Ivanivka, dhe rreth këtyre vendeve.

Në Donjeck, forcat ukrainase vazhduan ofensivën e tyre në Bahmut, qytet që ra në duart e trupave ruse në fillim të këtij viti pas një beteje të përgjakshme mujore.

Ushtria tha se forcat ruse lëshuan pa sukses 42 dronë kamikazë kundër pozicioneve ukrainase, shkruan REL.

Në pikën tjetër të Donjeckut, në Avdijivka, forcat ruse vazhduan të ushtrojnë presion në përpjekjet e tyre të pasuksesshme për të rrethuar qytetin industrial që po mbrohet nga forcat ukrainase.

Raportet nuk mund të verifikoheshin menjëherë në mënyrë të pavarur.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika