Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, forcat ukrainase kanë bombarduar sërish urën ‘Antonivskiy’ në qytetin Kherson të kontrolluar nga Rusia në jug.

Një zyrtar i emërur nga Rusia ka thënë se bombardimet ukrainase kanë dëmtuar pajisjet e ndërtimit, e cila ka vonuar rihapjen e urës, sipas raportit të agjencisë

Ura është një nga dy pikat e vetme të kalimit për forcat ruse në territorin që ata kanë pushtuar në bregun perëndimor të lumit ‘Dnipro’ në Ukrainën jugore, në atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në vend. Ka qenë një objektiv kyç për forcat ukrainase në javët e fundit, raporton BBC.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës së qytetit Kherson, i emëruar nga Rusia, për Interfax ka thënë se nuk kishte pasur “dëm kritik” nga bombardimet e fundit.