Formacionet zyrtare të ndeshjes Milan vs Atalanta
Në kuadër të javës së 37-të në Serie A, Milani do të ndeshet me Atlantën. Ekipet italiane pritet të fillojnë ndeshjen në ora 18:00, në stadiumin “San Siro”. Në këtë ndeshje, Rossonerët do të jenë pa Simon Kjaer, i cili aktualisht është i lënduar. Ndeshja do të fillojë me këto formacione startuese: Milan: Maignan; Calabria, […]
Në kuadër të javës së 37-të në Serie A, Milani do të ndeshet me Atlantën.
Ekipet italiane pritet të fillojnë ndeshjen në ora 18:00, në stadiumin “San Siro”.
Në këtë ndeshje, Rossonerët do të jenë pa Simon Kjaer, i cili aktualisht është i lënduar.

Ndeshja do të fillojë me këto formacione startuese:
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud
Atalanta: Musso; Gjimshiti, De Roon, Palomino, Hateboer; Freuler, Koopmeiners, Zappacosta; Pessina, Pasalic; Muriel.
Me 18 tituj ligë, Milani është klubi i tretë më i suksesshëm në Serie A, pas rivalëve lokalë Inter Milan (19 tituj ligë) dhe Juventus (36 tituj ligë). Ata gjithashtu kanë fituar Kupën e Italisë pesë herë, dhe Superkupën e Italisë shtatë herë.
Megjithatë, Atalanta ka fituar vetëm një trofe të madh, Kupën e Italisë më 1963. Klubi arriti edhe katër finale të tjera të Kupës së Italisë dhe që atëherë, u mund në secilën prej tyre, më së fundi në 2021.















