Fortesa Orana: Në karate Kosova e ka shpirtin luftarak

Karateistja e njohur vendore, Fortesa Orana, ka shpalosur detaje nga aktiviteti i saj sportiv si karateiste dhe nga pjesëmarrja e saj e fundit, deri më tani në Budapest të Hungarisë, ku ekipi i Kosovës është renditur i bronztë.

Fortesa Orana për emisionin “Reload” në RTV Dukagjinin ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës në karate e ka shpirtin luftarak më të mirë sesa vendet e tjera të zhvilluara, por ekipit të Kosovës i mungon përfaqësimi i denjë dhe trajnerët e suksesshëm siç është Driton Kuka në xhudo.

Ndërsa, sa i përket dallimit të një ekipi të karates të Përfaqësueses së Kosovës dhe vendeve të tjera të zhvilluara janë si aspektin e organizimit të stërvitjeve, financave, mbështetjen që e kanë dhe trajnerët më adekuat, por gjithsesi Kosova ka më shumë shpirt luftarak.

“Dallimi i vetëm i Kosovës me vendet e tjera të zhvilluara janë në disa aspekte, qoftë atë në organizimin e stërvitjeve i kanë më të mirë, trajnerët janë të duhur, financat më të larta si dhe mbështjetjen më të madhe. Ndërsa shpirtin luftarak ne e kemi më të mirë se të tjerët. Na mungon përfaqësimi i denjë i Përfaqësueses së Kosovës, por jo edhe shpirti luftarak. Mungon një trajner i suksesshëm siç është Driton Kuka për xhudo”, ka thënë ajo.

Ajo ka diskutuar lidhur me triumfin e bronztë të siguruar nga Përfaqësuesja e Kosovës në Botërorin e Karates në Budapest të Hungarisë, ku ka thënë se askush nuk ka besuar që do të triumfojmë për të marrë vendin e tretë.

“Botërori ka qenë Hungari, më saktësisht në Budapest dhe sfidat kryesore i kemi fituar ndaj vendeve si Franca, Zvicra, Anglinë dhe Kazakistanin. Kemi triumfuar kur askush nuk ka besuar që do të triumfojnë për të marrë kështu vendin e tretë”, ka shtuar Orana.
Orana është shprehur se dëshira për t’u aktivizuar në sportin luftarak, siç është karate, ka filluar nga një turnir i zhvilluar i karates, kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe.

“Prej moshës shtatëvjeçare jam marrë me sport. Fillimisht kam ushtruar hendboll, dhe një ditë prej ditës nuk u mbajt ushtrimet e hendbollit, por një turnir i karates është mbajtur dhe më ka tërhekur. Dhe prej aty ka lindur dëshira për karate dhe jam sot këtu ku jam”, ka thënë Orana.

“Kam qenë shumë aktive dhe pothuajse i kam mbi 400 medalje të ndryshme të stolisura në një kënd të shtëpisë”.

Sa i përket benifiteve të këtij sportit, Orana ka theksuar se “Jam krenare që jam pjesë e këtij sporti, ku kam hasur në kultura të ndryshme dhe kam vizituar vende të ndryshme.  Karate më ka formuar si karakter dhe kam pasur edhe benifite të mira personalisht”.

Orana është shprehur se profesioni i karates ka edhe benifite të vetëmbrojtjes, ku kjo e fundit i ka bërë thirrje gjinisë femërore që të merren me këtë aktivitet sportiv për ndonjë rast specifik vetëmbrojtjes.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika