Forumi Ekonomik Botëror, liderët nga e gjithë bota pritet të takohen në Davos

Forumi Ekonomik Botëror

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, liderët botërorë do të takohen sërish në Davos, me diskutime të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e tregtisë globale pas heqjes së kufizimeve në Kinë.

Siç raporton Abc-news, të martën, gjatë ditës së parë të diskutimeve në Forumin Ekonomik Botëror, do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He.

Pothuajse një vit pasi Rusia pushtoi Ukrainën, lufta ka qenë në fokusin e të gjithëve.

Një delegacion i madh ukrainas do të pritet në Davos, i kryesuar nga zonja e parë e vendit Olena Zelenska, e cila do të japë një mesazh të veçantë.

Ndërkaq, pritet të flasë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Implikimet e luftës për furnizimin global të energjisë, sigurinë ushqimore dhe sigurinë kryesisht në Evropë, do të jenë gjithashtu pjesë e agjendës.

Edhe pse rusët do të mungojnë, ashtu si edhe miliarderi George Soros, i cili nuk do të organizojë darkën e tij tradicionale në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror do të marrë pjesë një delegacion i rëndësishëm nga Kina.

Në të njëjtën kohë, Liu do të takohet më vonë gjatë javës në Cyrih me Sekretaren e Thesarit të ShBA-së, Janet Yellen, për të diskutuar tregtinë botërore.

Presidenti kinez, Xi Jinping, doli në vitin 2017 nga Davos si një kampion i globalizimit, por ky nocion është sfiduar gjithnjë e më shumë kohët e fundit nga forcimi i proteksionizmit.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka marrë kritika për Aktin e Reduktimit të Inflacionit (IRA), një projektligj që do të sigurojë ndihmë nga qeveria për bizneset amerikane të përfshira në automjetet elektrike ose energjinë e renovueshme me Evropën që pritet të reagojë.

“Subvencionet qeveritare të miratuara në emër të sigurisë ekonomike ose kombëtare” rrezikojnë të kenë ‘pasoja të paqëllimta’ ose ‘të përdoren për të fituar një avantazh ekonomik në kurriz të të tjerëve’”, paralajmëroi të hënën, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Siç njoftoi qeveria zvicerane, rreth pesë mijë personelë ushtarakë janë mobilizuar dhe do të vendosen kufizime të fluturimeve në rajon për të garantuar sigurinë e krerëve të shteteve dhe qeverive, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe drejtuesve të kompanive që marrin pjesë në forum.

Organizatat joqeveritare do të mblidhen gjithashtu në Davos këtë javë.

Rreth 200 vetë demonstruan tashmë të dielën kundër forumit.

OJQ-ja, Oxfam, kritikoi nivelet “ekstreme dhe të rrezikshme” të pabarazisë ekonomike në botë, duke kërkuar që numri i miliarderëve në botë të përgjysmohet deri në vitin 2030.

Greenpeace, nga ana e saj, foli për “hipokrizi”, nga ana e elitës globale që diskutonte për klimën, ndërsa gjatë Forumit Ekonomik Botëror të vitit të kaluar, në maj, 500 avionë privatë kishin mbërritur në Davos, sipas raporteve.

Ndërkaq, nga Kosova do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika