Forumi ekonomik në Singapor, Osmani: Kosova është një destinacion atraktiv për investimet e huaja

Në forumin ekonomik, “Bloomberg New Economy Forum” që po mbahet në Singapor, ka marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në fjalimin e saj ka thënë se Kosova është një destinacion atraktiv për investimet e huaja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në forumin ekonomik “Bloomberg New Economy Forum”, i cili po mbahet në Singapor.

Në këtë forum, Osmani ka thënë se Kosova është bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim.

Presidentja është shprehur se kanë përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja.

Si shteti më i ri në Evropë, jemi bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim dhe e kemi bindur veten se sigurimi i vendeve tona të drejta në komunitetin ndërkombëtar. Siç ka ndodhur ndër vite, shtetet kanë përdorur mjete ekonomike për të ndërtuar marrëdhënie shtetërore. Gjithashtu edhe ne kemi përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja, por gjithashtu edhe si partner serioz për të adresuar sfidat ekonomike”, ka thënë Osmani,

Ndërsa në platformën “X”, Osmani ka njoftuar se në këtë forum ka theksuar se veprimet tona sot do të përcaktojnë nëse tregu i punës në zhvillim shënohet nga rritja ekonomike e integriteti.

“Në Bloomberg NewEconomyForum në Singapor, theksova se veprimet tona sot do të përcaktojnë nëse tregu i punës në zhvillim shënohet nga rritja ekonomike, integriteti, etika dhe prosperiteti i përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika