Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar në orët e pasmesnatës Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ata me këtë rast janë takuar me nënat, të cilat lindën foshnjat pak çaste para ndërrimit dhe pas ndërrimit të motmotit.

Ai, me këtë rast, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që 2024-ta të jetë një vit me shumë punë e suksese, teksa premtoi edhe mbështetje më të fuqishme për sektorin e shëndetësisë.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, ka folur për gjendjen e nënës që lindi fëmijën e parë në vitin 2024 në Kosovë, duke thënë se ajo dhe fëmija janë mirë.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është deklaruar për media. Kujtojmë, vitin e kaluar fëmija i parë në Kosovë që u lind ishte vajzë./ksp