Një grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës në Ferizaj gjatë të mërkurës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Dukagjinin tha se foshnja ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.
Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e foshnjes gjatë lindjes”.
“Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, tha Veseli.