FOTOGRAFI: Era “tren bullgar”, kapen fletëvotime të dyshuara të falsifikuara – “vota” për Listën Serbe

Një shofer autobusi që kishte hyrë nga Serbia është ndaluar nga autoritetet e Kosovës, pasi gjatë kontrollit në automjet dyshohet se është gjetur një zarf me pesë fletëvotime të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria e Mitrovicës, e cila ka bërë të ditur se ndaj shoferit është ndërmarrë masa e ndalimit.

Dukagjini ka siguruar edhe fotografi të fletëvotimeve të dyshuara si të falsifikuara.

Ajo që e rëndon edhe më shumë rastin është fakti se në fletëvotimet e dyshuara si të falsifikuara shihej e shënuar me tik zgjedhja për Lista Serbe, duke ngritur dyshime për një përpjekje të organizuar për “tren bullgar”, një metodë manipulimi me vota që përfshin bartjen apo zëvendësimin e fletëvotimeve në mënyrë të organizuar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika