Java e Modës në Seul është rikthyer këtë sezon dhe ka nisur një fillim të madh me një paraqitje fillestare nga grupi i vajzave K-Pop (dhe ambasadorët globalë të SFW) NewJeans .
“Ata krijojnë stile pa gjini dhe veshje në rrugë”, kjo është arsyeja pse më pëlqejnë aq shumë, ka thënë Seong-dong.
Rrugët e Seulit ishin të stërmbushura me plotë stil, ngjyra dhe tërheqje ekstravagante nga veshja e stilistëve.
Pozicionet e ndryshme të kapura nga fotografitë treguan se stili padyshim qe superiori.
Lulet e pikasura në veshjet në të bardhë, shfaq kohën moderne të ngjyrave të ndryshme të shoqëruara në stil rrugësh, e të sjellura nga modelët e vendit.
Fustanet, e kthyera në kohë, si uniformë e gjimnazistëve, përzierje e ngjyrave, kuq, me vija bardhë dhe të kaltër mbyllët, një tranzicion i Pranverës 2023. E shoqëruar me një pallto lëkure, e gjerë në ngjyrë vishnje, diçka tipike, moderne dhe model i rrugës.
Farmerka të pikturuara dhe me stil unik, pa dyshim që një model për t’u ndjekur nga pas, e nga të gjithë.
Kultura koreane është përhapur në të gjithë botën si zjarri në vitet e fundit, me sektorët jashtëzakonisht të suksesshëm të K-pop, K-film dhe K-beauty që tërheqin interes të pangopur.
Tani, Koreja e Jugut po kërkon të çojë edhe industrinë e saj të modës në një nivel tjetër.
Një e ftuar e veshur me një shall Gucci, një xhaketë kamoshi të cilësisë së mirë dhe pantallona me ngjyrë të kremtë.

“Njerëzit nuk mund të ndryshojnë pamjen e tyre natyrore, por ne mund të ndryshojmë pikëpamjen tonë përmes stileve të ndryshme.”

