Fotoja me portretin e gërvishtur të Rugovës në Hagë, “tregon” mungesë të provave direkte nga ZPS-ja

Avokati Florim Shefqeti, në emisionin "Rreth e Rrotull të Dukagjinit", ka theksuar se kjo provë tregon mungesën e provave direkte të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai argumenton se kjo fotografi nuk është relevante dhe nuk ka fuqi provuese.

Në Gjykatë Speciale të Hagës u pranua si provë në rastin e krerëve të UÇK-së një fotografi nga konferenca e Rambujes. Por, në këtë foto ishte gërvishtur portreti i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Gërvishtja pretendohet se u bë nga Jakup Krasniqi, e cila, sipas ZPS-së, reflekton ndjesinë e armiqësisë që ka pasur ish-zëdhënësi i UÇK-së me Rugovën.

Për këtë rast ka folur në “Rreth e Rrotull të Dukagjinit” avokati Florim Shefqeti, sipas të cilit, kjo fotografi tregon mungesën  provave direkte apo vendimtare që ka Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Konsiderojmë duke u nisur nga praktika, kur prokurori apo prokuroritë kanë mungesë të provave direkte apo vendimtare tentojnë që të referohen në prova që janë rrethanore apo që nuk kanë fare lidhje me faktet vendimtare, respektivisht me elementet e veprës penale”, ka thënë Shefqeti.

Avokati ka thënë se ZPS-ja nuk ka dhënë ndonjë argument në lidhje me këtë fotografi.

“Së dyti në asnjë pjesë të saj nuk është dhënë ndonjë argument që ndërlidh me ndonjë element të veprës penale, duke qenë se jo fotografi nga kush është gërvishtur nuk dihet kur gërvishtur. E as më tepër nuk dihet se nga kush është vendosur në shtëpinë e zotit Krasniqi. Sepse krijohet bindja se kjo nuk ka ndodhur kur është bërë kjo fotografi, sepse nuk është bënë asnjë sqarim nga ana e prokurorisë. Së dyti, kjo mënyrë e gërvishtjes nuk është bërë në mënyre publike apo demonstrative, e cila do të reflektonte, jo elemente të veprës penale, po thjesht një rrethanë dytësor apo terciare që do të mund të reflektonte bindje e brendshme të një akuzuar, që e reflekton në publik”.

Më tej, Shefqeti ka theksuar se kjo fotografi nga Ramubjeja nuk duhej të pranohej nga gjykata si provë, por, sidoqoftë ai shton se nuk ka ndonjë fuqi provuese.

“Dhe kjo duke pasur parasysh që thamë këto më lart, atëherë Gjykata ka pasur mundësi në bazë në rregull 238… të mos e pranojë si provë. Sido që të jetë, edhe pse është pranuar, nuk ka asnjë fuqi provuese”, ka shtuar avokati.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika