Fotomontazhe kundër gazetarëve në Kosovë: AGK kërkon ndalimin e denigrimit online

AGK-ja ka reaguar ndaj fushatës me fotomontazhe kundër gazetarëve në Kosovë dhe ka bërë thirrje për ndalimin e denigrimit online, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e gazetarëve dhe familjeve të tyre

Fotografi ilustruese nga AGK-ja.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim ndaj një fushate të rrezikshme të fotomontazheve ndaj tre gazetarëve Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi.

Fotomontazhet, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale, përfshijnë manipulime që tregojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar pozitivisht për gazetarët në mënyrë të pavërtetë.

“Fotomontazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës, duke thënë se është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Ndërsa, Kabashit dhe Hamidit, u janë vendosur flamuj të Serbisë në ballë me mbishkrimet: ‘Zagarët e Vuciqit’, si dhe ‘Bravo vëlla’ (duke aluduar se kështu po iu drejtohet presidenti Serb dy gazetarëve)”, thuhet në reagimin e AGK-së

Sipas AGK-së, kjo fushatë denigruese rrit rrezikun e sulmeve online ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë thirrje për ndalimin e këtyre fushatave të dëmshme, duke kërkuar që mediat të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika