Franca dënon ashpër “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës

Franca ka thënë se dënon ashpër “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës në veri, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe perspektivën evropiane të të dyja vendeve

Franca ka deklaruar se dënon ashpër “shtimin e veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme e Francës ka paralajmëruar se këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çka mund të pengojë realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve,” thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu ka inkurajuar të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika