Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: I papranueshëm, autorët të dalin shpejt para drejtësisë

Franca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë vdiq polici Afrim Bunjaku. Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të hënën, është bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt

Franca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë vdiq polici Afrim Bunjaku.

Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të hënën, është bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt.

“Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator, duke lënë të vdekur një zyrtar policor dhe dy të tjerë të lënduar. Franca shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Francës.

Në këtë reagim, Franca ka thënë se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.

Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika