Franca dhe Gjermania janë shtetet më të preferuara për azil nga shqiptarët

Gjermania dhe Franca renditen si vendet më të preferuara për azil nga shqiptarët, ndërsa Italia dhe Greqia renditen në vendin e tretë dhe të katërt, të cilat më parë prisnin numrin më të madh të emigrantëve

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në janar-shkurt 2022 janë shënuar gati 2 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët.

Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit 2021, kur aplikoheshin kufizimet e udhëtimeve, por mbetet rreth 20 për qind më e ulët sesa në periudhën e para pandemisë.

Për shqiptarët, shteti më i preferuar për të kërkuar azil mbetet Franca, me gati gjysmën e aplikimeve në total. Kërkesat për aplikime në Francë janë rritur 130 për qind në prill-maj në raport me dy muajt e parë të 2021-tës.

Ilustrim

Gjermani është vendi i dytë më i kërkuari për azil me 24 për qind, me trefishim në raport me një vit më parë. Shumë njerëz në Gjermani nuk figurojnë të regjistruar si azilantë, sepse shkojnë me leje pune.

Italia dhe Greqia renditen në vendin e tretë dhe të katërt si vendet më të kërkuara për azil, të cilat më parë prisnin numrin më të madh të emigrantëve. Që pas pandemisë, fluksi më i lartë i kërkesave për azil u shënua në shtator 2021, me mbi 2 mijë aplikime. Më pas kishte një tendencë rënieje, por janari i këtij viti sërish pa një rritje të kërkesave për azil.

Sipas Eurostat, në shkurt 2022, 54 mijë e 565 individë kanë aplikuar për azil për herë të parë, aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së. 85 për qind më shumë krahasuar me shkurtin 2021 (29,470) dhe 3 për qind më shumë krahasuar me janarin 2022 (52,810).

Rritja nga janari në shkurt 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 355 në janar në 2,370 në shkurt; +568 për qind).

Në shkurt 2022, afganët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (7,075 aplikantë për herë të parë).

Ata u pasuan nga sirianët (6,775), përpara venezuelianëve (4,205), kolumbianët (3,110) dhe ukrainasit (2,370).

 

Shqipëria, vendi që kërkon më së shumti azil në rajon

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika