Franca dhe Gjermania për zgjedhjet në veri: Dëshpërim i madh nëse ky proces pëson ngecje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kanë thënë se po presin rezultatet pas nënshkrimit të peticioneve e cila hap rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës

Gjermania e Franca thonë se do të ishte një dëshpërim i madh nëse procesi i zgjedhjeve në katër komunat veriore do të mund të pësonte një ngecje.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë të përbashkët në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini kanë thënë se po presin rezultatet pas nënshkrimit të peticioneve e cila hap rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës.

“Procesi është inicuar, serbët e Kosovës kanë marrë pjesë në momentin kur votat janë mbledhur për procesin, ndoshta do të mbahet referendumi. Për mua është një gjë pozitive, serbët kanë marrë pjesë dhe kjo për mua thotë se ata dëshirojnë ta mbarojnë këtë proces. Do të jetë një dëshpërim i madh nëse ky proces ngec. Ne dëshirojmë rezultat nga e gjithë kjo sepse kryetarët kanë marrë 2-3 për qind të votave dhe të gjithë ne bëjmë thirrje Serbisë që t’i ftojnë serbët e Kosovës, të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të marrin pjesë në proces sepse ne dëshirojmë integrim dhe jo konfrontim. Deri më tani duket që po shkon mirë”, tha ambasadori Rohde.

Në anën tjetër, ambasadori Guerot e quan zhvillim pozitiv, peticionin e votuesve të regjistruar.

“Ne jemi duke pritur rezultate për këtë çështje, deklarata e BE-së më 3 qershor ka dhënë disa kushte për destabilizim, çka ne duam janë rezultatet, janë dy mënyra. E para, dorëheqja e kryetarëve, mënyrë e lehtë por të gjithë nuk janë të gatshëm dhe e dyta, peticioni është zhvillim pozitiv, serbët e Kosovës janë duke përdorur kanalin që është vendosur brenda institucioneve të Kosovës dhe kjo është e mrekullueshme sesa të bojkotojnë. Andaj nëse ky proces nuk mund të vazhdojë për çfarëdo arsye, do të jetë dëshpëruese për shumë. Është procesi që është vendosur brenda institucioneve të Kosovës dhe nuk është përdorur nga serbët e Kosovës dhe nuk do të kuptojmë nëse ngec”, tha ai.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika