Franca dhe Maroku në betejën e madhe për gjysmëfinalen

Franca dhe Maroku do të përballen sonte, të enjten, nga ora 22:00, në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që rikthen kujtimet e gjysmëfinales së Botërorit 2022.

Franca hyn në këtë sfidë si favorite për kualifikim, pasi ka zhvilluar një turne bindës deri më tani. “Les Bleus” fituan të tria ndeshjet e fazës së grupeve dhe eliminuan Suedinë me rezultat 3:0 në fazën e 1/16-ës. Në raundin pasues, francezët hasën më shumë vështirësi ndaj Paraguait, duke siguruar fitoren vetëm 1:0 falë një penalltie të realizuar në minutën e 70-të.

Në anën tjetër, Maroku vazhdon të jetë surpriza më e madhe e turneut dhe skuadra e vetme afrikane që ka mbetur në garë. Ata e nisën Botërorin me një barazim ndaj Brazilit, më pas mposhtën Skocinë dhe Haitin për të kaluar fazën e grupeve.

Në fazën me eliminim direkt eliminuan Holandën pas penalltive, ndërsa në 1/8 e finales triumfuan bindshëm 3:0 ndaj Kanadasë, pavarësisht se humbën herët nga lëndimi sulmuesin kryesor Ismael Saibari.

Përballja e sotme është edhe një mundësi për Marokun të hakmerret për humbjen 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022, ndeshje në të cilën francezët kaluan në epërsi që në minutën e pestë dhe siguruan kualifikimin në finale.

Në pesë përballjet e tjera zyrtare mes dy kombëtareve, Franca ka bilanc pozitiv me tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika