Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Jérôme Bonnafont, gjatë fjalës së tij ka theksuar se është e papranueshme që edhe pas dy vitesh nga sulmi në Banjskë, autorët të mbeten të lirë.

“Dy vite pas sulmit në Banjskë, është e papranueshme që autorët të mos kapen”, u shpreh ai.

Bonnafont vlerësoi gjithashtu procesin e fundit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke theksuar se Franca “duartroket” mënyrën se si ato janë zhvilluar.

Në vijim, ai u ndal edhe te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje që të dyja palët të vazhdojnë procesin e normalizimit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel.