Franca njofton se do të tërhiqet nga traktati i diskutueshëm i energjisë

I pari i Francës Emmanuel Macron ka bërë të ditur që do të tërhiqen nga Traktati i Kartës së Energjisë i cili ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë

Emmanuel Macron, President i Francës

Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar se vendi i tij do të tërhiqet nga Traktati i Kartës së Energjisë në margjinat e samitit të Këshillit Evropian në Bruksel.

“Ne kemi vendosur të tërhiqemi nga Traktati i Kartës së Energjisë, së pari sepse është në përputhje me qëndrimet që kemi marrë, veçanërisht Marrëveshja e Parisit dhe çfarë nënkupton ajo”.

“Lufta në tokën evropiane nuk duhet të na bëjë të harrojmë kërkesat tona klimatike dhe imperativin tonë për të reduktuar emetimet e CO2”, ka theksuar ai në një konferencë shtypi.

Traktati i Kartës së Energjisë është nënshkruar në vitin 1994 dhe ka më shumë se 50 nënshkrues, duke përfshirë Bashkimin Evropian, i cili ka për qëllim të promovojë “bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë”.

Kompania gjermane e energjisë RWE kishte ngritur një padi kundër qeverisë holandeze në vitin 2021 për 1.4 miliardë euro dëmshpërblim lidhur me vendimin për të hequr gradualisht qymyrin, raporton euronews.

Përveç Francës nga traktati edhe Holanda kishte njoftuar në fillim të kësaj jave se do të tërhiqej, ndërsa Spanja, Polonia dhe Gjermania gjithashtu thuhet se janë duke planifikuar të largohen nga traktati. Italia ishte tërhequr nga traktati i diskutueshëm në vitin 2016.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika